Lexo

Ministri i MMPH, Ferat Shala bënë homazhe në kompleksin e varrezave “Pëllumbat e Lirisë” në Negrovc

Përkujtimet dhe nderimet bëhen me rastin e shënimit të 18-vjetorit të rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së, nga njësiti “Pëllumbi” dhe 36 martirëve të lirisë nga kjo anë.

12.04.2017- Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëfshatarë, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe shumë qytetarë nga Drenica me rrethinë. “Kompleksi i varrezave Pëllumbat e Lirisë, në Negrovc, është një dëshmi që flet për qëndresën dhe luftën heroike të njësitit “Pëllumbi” dhe sakrificën e popullatës së kësaj ane për liri. Sot kur përkujtojmë “pëllumbat e lirisë”, rikujtojmë edhe lavdinë, krenarinë, qëndresën dhe sakrificën e dëshmorëve dhe të popullit liridashës të kësaj ane që i dhanë kuptimin e vërtetë lirisë që gëzojmë sot” , ka thënë Shala në përkujtimin e tij.

Njësiti “Pëllumbi” i dha lirisë së vendit 21 dëshmorë që prehen në këtë kompleks dhe kjo zonë e Negrocit gjithashtu dha 36 martirë të lirisë.


Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...

Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!

E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...

Lexo më shumë...

Takime me njerëz të dhëshmuar të vlerave kombëtare!

Një shtrëngim duarsh me Jahir Demakun, njeriun që kurrë nuk u dha para sprovave të shumta të jetës. Tregimi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij, është më shumë se një histori. ...

Lexo më shumë...