Lexo

Shala priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Takimi kishte fokus konsultimet për implementimin e projekteve nga kredi marrja në fushën e Sektorit të ujërave nga Qeveria hungareze

13.04.2017- Ministri z.Ferat Shala priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi në emër të MMPH-së për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti hungarez, po ashtu z. Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë Ministri, veçanërisht në sektorin e ujërave, përfshirë Legjislacionin dhe Strategjinë e ujërave. Takimi kishte fokus konsultimet për implementimin e projekteve nga kredi marrja në fushën e Sektorit të ujërave nga Qeveria hungareze. Po ashtu u bë e ditur se Qeveria e Kosovës së fundi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Hungarisë, nga e cila Kosova do të përfitojë një kredi prej 62 milion euro, pa iu nënshtruar kamatës. Me këtë rast Ministri z.Shala, ka falënderuar ambasadorin Markusz, ndërsa ka spikatur nevojat që ka MMPH-ja në realizimin e shumë projekteve e veçanërisht në Sektorin e Ujërave të zeza. Palët u pajtuan që të fillohet me implementimin e Projektit të Ujërave të zeza, të cilat derdhen në Liqenin e Batllavës, si dhe në vazhdimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...