Lexo

Ministri Shala në Itali viziton Universitetin Poli Shkencorë dhe Teknologjik të Ferraras

MMPH dhe Departamenti i Fizikës dhe Shkencave të Tokës të Universitetit të Ferraras nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

27.04.2017- Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, po qëndron për vizitë në Itali. Ai ka vizituar Universitetin e Ferrarës, ku ka takuar organet drejtuese të këtij Universiteti dhe është njohur me punën, programet dhe projekte shkencore që realizohen në kuadër të fakulteteve përkatëse. Ai po ashtu i ka njoftuar përfaqësuesit e Universitetit Poli Shkencorë dhe Teknologjik të Ferraras me punën dhe projektet e MMPH-së.

Me këtë rast Ministri i MMPH Ferat Shala, dhe Roberto Calabrese, Drejtor i Departamentit të Fizikës dhe Shkencave të Tokës të Universitetit Poli Shkencorë dhe Teknologjik, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit Poli Shkencorë dhe Teknologjik të Ferraras dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

 Marrëveshja do të ofrojë mundësinë e shkëmbimit të përvojave dhe programeve, realizimin e hulumtimeve shkencore dhe projekteve të përbashkëta, si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit në mes të dy palëve.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...