Lexo

Ministri Shala, takon Frederika Fratonin, Ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës.

Biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë dhe për shkëmbimin e përvojave profesionale.

28.04.2017- Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala ka takuar Frederika Fratonin, Ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës.

Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë ne mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës së Italisë.

Me theks të veçantë është diskutuar për shkëmbimin e përvojave profesionale në sektorin e mjedisit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta.

 Si rezultat i këtij takimi në të ardhmen pritet nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë nga Kosova dhe Ministrisë Rajonale për Mjedis të Rajonit të Toskanës.


Pavarësia e Kosovës, histori e dhembjes dhe krenarisë!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës! ...

Lexo më shumë...

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...