Lexo

Ministri Shala takon përfaqësuesit e sindikatës së re të KEK-ut

Diskutojnë për shqetësimet e punëtorëve dhe banorëve të Obiliqit në lidhje me zgjerimin e mihjeve të KEK-ut dhe procesin e zhvendosjes së banorëve në këtë zonë.

Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Re të KEK-ut. Në takim u diskutua për shqetësimet e punëtorëve dhe banorëve të Obiliqit në lidhje me zgjerimin e mihjeve të KEK-ut dhe procesin e zhvendosjes së banorëve në këtë zonë.

Ministri Shala, njoftoj përfaqësuesit e sindikatave me angazhimet e MMPH-së në këtë drejtim duke përmendur faktin se Plani i Veprimit për Zhvendosje ka ardhur në Ministri,  dhe me datë 27 prill ekipi profesional ka dhënë komentet e tij për përmbajtjen e planit. Tani KEK duhet të implementoi komentet e ministrisë dhe të diskutoj me banorët para se planin ta dërgoj për miratim në MMPH.

Plani i Veprimit për Zhvendosje është një dokument që buron nga Korniza e Politikave të Zhvendosjes, e cila është konsideruar si një instrument me i avancuar për rastet e zhvendosjes së banorëve, e cila pos kompensimit material, merr parasysh edhe aspektet sociale dhe mjedisore me rastin e zhvendosjes.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij për të kryer sa më shpejt të gjitha veprimet e nevojshme që banorët të zhvendosen sa më parë.

Në qoftë se kjo nuk realizohet, pra zhvendosja e banorëve nuk realizohet duke u bazuar në kornizën e Politikave të Zhvendosjes, Ministria do të veproj sipas Ligjit për shpronësim, sapo të marr një kërkesë nga KEK.


Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?

Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...

Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....

Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Lexo më shumë...