Lexo

Shala pret në takim një grup studentësh nga Universiteti “ANHALT” i Dessaut të Gjermanisë

Përveç përgjigjeve në interesimin e studentëve për fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë i Shala, i njoftoi ata edhe me organizimin e ministrisë, prioritetet, planet strategjike dhe projektet me mbështetje nga donatorët.

04.05.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala priti në takim në takim një grup studentësh nga Universiteti “ANHALT” i Shkencave të Aplikuara Dega Arkitekture nga Dessau (Gjermani) të prirë nga Prof. Alfred Jacoby, drejtor, dhe Kushtrim Ismajli – ass profesor në këtë fakultet. Studentët ishin nga vende të ndryshme përfshirë edhe studentë nga Kosova që studiojnë në këtë universitet.

Ministri z. Shala ju uroi mirëseardhje dhe i njoftoi me organizimin e ministrisë, planet strategjike, mbështetjen ndërkombëtare si në asistencë teknike dhe në ngritjen e kapaciteteve të MMPH-së.

Me këtë rast Shala, tha se ministria që ai udhëheqë është e hapur për çdo bashkëpunim, veçanërisht në atë të shkëmbimit të përvojave të studiuesve të rinj.

Ai tha se është obligim i institucioneve të vendit, që brezi i ri të mos ketë pengesa  në zhvillimin e vizioneve të tyre dhe jo  vetëm brenda kufijve të shtetit.

 “ E kemi  obligim që ky brez i ri të mos ketë asnjë lloj pengese, që të krijojnë vizionet e tyre perspektive kudo që ata dëshirojnë brenda këtij planeti. Ne jemi shumë të hapur që në emër të Ministrisë së Mjedisit ti hapim të gjitha portat e bashkëpunimit  edhe në nivel akademik edhe me studiues të rinj, mund ta zyrtarizojmë kurdo që ta shihni të arsyeshme çdo lloj marrëveshje bashkëpunimi, shkëmbimi përvojash, praktika për studentët, projekte të përbashkëta e kështu me radhë", tha ai.

Prof. Alfred Jacoby e falënderoi ministrin për mikpritjen si dhe u shpreh se e admiron punën që kanë bërë institucionet kosovare duke apostrofuar edhe të arriturat në fushën e planifikimit.

Jacoby u shpreh se  Kosova edhe pse është një vend i  vogël ka një histori shumë të pasur dhe se ky shtet do të qëndroj dhe do t’i bëjë ballë gjërave të tmerrshme nëpër të cilat ka kaluar.

“Ideja jonë është  shumë ngushtë e lidhur me ndjenjën se ky shtet është një vend shumë I rëndësishëm edhe pse është I vogël, sidomos për shkak të historisë së tij kohëve të fundit. Është një dëshmi se ky shtet do të qëndroj dhe do t’i rezistojë gjërave të tmerrshme që kanë kaluar nëpër kontinentin e Evropës, qysh para 50 vitesh”, tregoi ai.

Në kuadër  të këtij projekti në ditët e ardhme  studentët gjermen do të vizitojnë edhe Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin ku do të diskutojnë më shumë për çështjet e mjedisit.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...