Lexo

Miratohet Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës të MMPH

Ministri Shala thotë se qëllimi i Rregullores është unifikimi i organizimit të brendshëm të MMPH-së.

05.05.2017- Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Miratimi i kësaj Rregulloreje paraqet një hapë të rëndësishëm në procesin e reformimi të administratës publikë në Kosovë, në rastin konkret të administratës së MMPH-së.

Ministri Ferat Shala, në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë theksoj se qëllimi  i Rregullores është unifikimi i organizimit të brendshëm të MMPH-së. Gjithashtu Rregullorja ngërthen në vete të gjitha njësit organizative të cilat funksionojnë brenda MMPH-së. E veçanta e kësaj Rregullore është themelimi i Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore e cila është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Organizimi i MMPH sipas Rregullores është përcaktuara në atë mënyrë që të mundësoj parandalimin e burokracisë në punën e administratës dhe ta bëjë atë sa më transparente dhe funksionale duke i shërbyer kështu sa më shumë interesave të qytetareve të Kosovës.

Problemet e mjedisit janë shumë të ndjeshme në Kosovës, përballja me to është detyrimi themelore i MMPH-së, kjo rregullore do të bëjë punën më të lehtë si dhe ministrinë më funksionale dhe llogaridhënëse në trajtimin e çështjeve mjedisore për një zhvillim më të qëndrueshëm mjedisor.

 


Deputeti i PDK-së e godet AAK-në: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

Por, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online, tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë loj...

Lexo më shumë...

Pse qeveria po ikë nga përgjegjësitë e saj!

Të tri modelet e prezantuara, janë të pa analizuara mirë dhe si të tilla nuk duhet as të mbështeten e as të eksperimentohet me fëmijët të cilët edhe ashtu kanë humbur shumë dhe janë në...

Lexo më shumë...

Shkollat të hapen me 1 shtator!

Shumica e qeverive në mbarë botën kanë mbyllur përkohësisht institucionet arsimore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19. UNESCO vlerëson se me këtë veprim janë a...

Lexo më shumë...