Lexo

MMPH përkrahë Komunën e Lipjanit dhe atë të Rahovecit

Me këtë rast Ministri Shala theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve të dy komunave dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.

05.05.2017- Në kuadër të aktiviteteve për mbështetjen e projekteve mjedisore në Komunat e Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorën Ferat Shala. ka realizuar takime të ndara me Kryetarin e Komunës se Lipjanit Imri Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idiz Vehapi. Me këtë rast me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti është nënshkruar memorandumin për mbështetjen e dy projekteve: Ujësjellësi në Gadime në vlerë 20 mijë Euro, dhe Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica, në vlerë 170 mijë euro.

Ndërsa me kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, u nënshkrua memorandumi për mbështetjen e projektin: Rregullimi i infrastrukturës mjedisore përcjellëse dhe varrezave në fshatin Pastasel, në vlerë prej 50 mijë euro.

Me këtë rast, Ministri Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja, do të ndihmohet Komunën e Lipjanit dhe Komunën e Rahovecit në  realizimin sa më të suksesshëm të projekteve të cilat do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.


Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?

Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...

Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....

Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Lexo më shumë...