Lexo

MMPH, vazhdon të mbështes projektet mjedisore në Komunat e Kosovës.

Në kuadër të këtij angazhimi Ministri i MMPH ka realizuar takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Prizrenit dhe atë të Pejës Gazmend Muhaxheri.

05.05.2017- Me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit MMPH, po vazhdon angazhimin e saj për mbështetjen e projekteve mjedisore në Komunat e Kosovës. Në kuadër të këtij angazhimi sot Ministri i MMPH Ferat Shala, ka realizuar takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe atë të Pejës Gazmend Muhaxheri.

Ministri i MMPH dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, nënshkruan memorandumin për projektin: Sistemi i ujërave të zeza dhe përmirësimi i infrastrukturës në lumin Bistrica në Prizren”, në vlerë prej 600 mijë euro.

Ndërsa me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Shala nënshkroi  memorandumin për përkrahje të dy projekteve: Kanalizimi në fshatin Raushiq, në vlerë 100 mijë euro dhe Rregullimi i shtratit të lumit Lumëbardhi, në vlerë 200 mijë euro.

 


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...