Lexo

Ministri Shala takon ish ministrin italian për mjedis Clini

Flasin për interesimin e bizneseve italiane për investime në sektorin e mjedisit në Kosovë

05.05.2017- Ministri Ferat Shala priti ish ministrin Italian për Mjedisit Corrado Clini të cilin e falënderoi në emër të MMPH-së për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti Italian, po ashtu z. Shala e falënderoj edhe për pritjen që i ka bërë z. Clini gjatë qëndrimit në Itali. Takimi kishte fokus konsultimet për mundësitë e investimeve nga kompanitë Italiane në çështjen e mjedisit në Kosovë.

Ish ministri Italian Clini e njoftoi ministrin Shala për interesimin e bizneseve italiane të cilat kanë shfaqur interesim të madh për tu njohur me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, për të parë më afër për mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.

Me këtë rast z.Shala, ka falënderuar Ish ministrin Italian z.Clini, ndërsa ka spikatur nevojat që ka MMPH-ja në realizimin e projekteve në Sektorin e Mjedisit. Me këtë rast të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të më tejmë.

 


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...