Lexo

Ministri Shala, hapi aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”!

Me këtë rast Ministri Ferat Shala, nder të tjera tha se, tani më është bërë praktikë që çdo 24 maj, të bashkohemi të gjithë me iniciativën “Ta Pastrojmë Kosovën”, për të dhënë kontributin tonë në pastrimin e lagjeve, rrugëve, shesheve dhe qyteteve tona.

24.05.2017-Edhe këtë vit aksioni kryesor u organizua në Lagjen Arbëria të Prishtinës (afër varrezave), me ç’rast u largua një deponi ilegale e mbeturinave, për të vazhduar pastaj me pastrimin edhe në pjesë tjera të vendit.

Me këtë rast Ministri Ferat Shala, nder të tjera tha se, tani më është bërë praktikë që çdo 24 maj, të bashkohemi të gjithë  me iniciativën “Ta Pastrojmë Kosovën”, për të dhënë kontributin tonë në pastrimin e lagjeve, rrugëve, shesheve dhe qyteteve tona.

Vullnetarizmi dhe gatishmëria e qytetarëve për t’ju bashkuar kësaj iniciative dhe për të dhënë kontributin e tyre nuk ka munguar asnjëherë, gjë që është një tregues se qytetarët tanë e duan mjedisin e pastër dhe angazhohen në mënyrë aktive për një mjedis më të shëndetshëm. Gëzon fakti që kjo iniciativë është e shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës, përveç koordinimit të MMPH-së me Kompanitë e Mbeturinave dhe FSK-së, pjesë e këtij aksioni kanë qenë edhe Komunat, shkollat, organizatat dhe shoqëria civile. Ministri Shala tha se, nga këtu ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen aksioneve dhe organizimeve të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, kudo që kanë mundësi, (në lagje, në rrugë, në sheshe, në oborre të shtëpive, në shkolla) duke dhënë kështu kontributin e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Ta bëjmë Kosovën ashtu siq e duam!

 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...