Lexo

Ministri i MMPH, Ferat Shala pjesë e panelity udhëheqës në konferencën WATEC Italy 2017

Ai ka qenë në panelin udhëheqës të sesionit hapës, ku ka folur për gjendjen në sektorin e ujërave në Kosovë.

22.06.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala po merr pjesë në konferencën WATEC Italy 2017, ngjarje kjo me karakter ndërkombëtarë për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave dhe mjedisit, që po mbahet në Palermo të Italisë. Qëllimi i konferencës është të promovojë bashkëpunimin në mes kompanive të ndryshme nga sektori publik dhe privat në fushën e teknologjisë së ujërave dhe të ekspozojë produktet dhe shërbimet në këtë lëmi.

Në kuadër të konferencës treditore (21-23 Qershor) do të organizohen  seminare, diskutime dhe prezantime e referime në lidhje me aspektet të ndryshme të sektorit të ujërave sikurse janë trajtimi i ujërave industriale, teknologjitë për filtrimin e ujërave, si dhe çështje që ndërlidhen me sfidat në sektorin e ujërave si fondet, investimet  dhe bashkëpunimi. Një nga temat me të rëndësishme të konferencës është reduktimi i humbjeve të ujit dhe gjetjet e zgjidhjeve teknologjike për këtë çështje.

Në ditën e parë të konferencës Ministri Shala, ka qenë në panelin udhëheqës të sesionit hapës, ndërsa që në kuadër të sesionit të parë ka folur për gjendjen në sektorin e ujërave në Kosovë, politikat, sfidat dhe nevojat për investime në sektorin e ujërave në vendin tonë, me ç’rast u ka bërë thirrje kompanive pjesëmarrëse që të vijnë për të investuar në sektorin e ujërave në Kosovë.

Në delegacionin e Kosovës përveç Ministrit të MMPH, Ferat Shala janë edhe sekretari i përhershëm Arben Çitaku dhe këshilltari politik Agron Beka. Ministri Shala me bashkëpunëtorët e tij, gjatë ditës së parë të konferencës kanë vizituar edhe ekspozitën dhe standet e kompanive pjesëmarrëse dhe kanë realizuar takime me përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë pjesëmarrës në këtë ngjarje.  Kjo konferencë është një rast i mirë për përfaqësuesit e MMPH për të krijuar lidhje me investitorë të sektorit të ujërave dhe për të parë nga afër mundësitë teknologjike më të përshtatshme për sektorin e ujërave në vendin tonë.

Konferenca po mbahet nën patronatin dhe mbështetjen e Komisionit Evropian, Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Botërore. Pjesëmarrës të konferencës janë ekspertë nga institucionet qeveritare dhe bizneset nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe ata nga vendet e Evropës, SHBA, Japonia, dhe Izraeli.

 

 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...