
Ministri Shala, takon zëvendës presidentin e Parlamentit Regjional të Sicilisë, Antonio Venturino
Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e legjislacionit të ujërave dhe mjedisit. Shala dhe Venturino, shkëmbyem dhurata modeste dhe u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
23.06.2017- Në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Itali, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala ka vizituar Parlamentin Regjional të Sicilisë, ku është pritur në një takim njohës nga zëvendës presidenti i këtij parlamenti Antonio Venturino.
Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e legjislacionit të ujërave dhe mjedisit. Shala dhe Venturino, shkëmbyem dhurata modeste dhe u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ministri Shala, së bashku me sekretarin e pëgjithshëm të MMPH Arben Çitaku, vizituan edhe ambientet kulturore të Parlamentit Sicilian i cili njihet për historinë e tij të veçantë.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, po qëndron në Itali në kuadër të pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave dhe mjedisit, WATEC Italy 2017, që po mbahet në Palermo të Italisë.
Në ditën e dytë të konferencës dy temat kryesore kanë qenë uji dhe financat, trajtimi i ujërave të zeza, uji dhe bujqësia, uji dhe ndryshimet klimatike dhe siguria e ujit ku ndër të tjera është folur për fondet dhe projektet e Bashkimit Evropian për sektorin e ujërave, tarifat e ujit, të ardhurat nga uji, teknologjitë për trajtimin e ujërave të zeza, përdorimi i ujërave të trajtuara, programet për sigurinë e ujit, standardet e ujit, konservimi i ujërave dhe teknologjitë për monitorimin e sigurisë së infrastrukurës ujore.

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...