Lexo

Një lajm i mirë për sektorin e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë!

Projekt në vlerë prej 3 milion dollarë për “Mbledhjen e të dhënave mjedisore”

12.07.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, përmes llogarisë së tij në facebook ka dhënë informacionin që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka marrë konfirmimin që Agjencia Federale Amerikane MCC –Millennium Challenge Corporation (Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit) në kuadër të programit “Threshold”, për Kosovën, ka përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit. Më konkretisht në kuadër të komponetës “Qeverisja Transparente dhe Përgjegjëse”, është përfshirë projekti i propozuar nga MMPH për “Mbledhjen e të dhënave mjedisore” në vlerë prej 3 milion dollarë.

“Projekti ka për objektiv të mbështesë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në përmirësimin e sistemit të monitorimit të ajrit dhe ujit, përpunimin e të dhënave dhe ofrimin e këtyre të dhënave në kohë reale përmes sistemit online.” Ka thënë mes tjerash ministri Shala.

Programi “Threshold”, do të fillojë së zbatuari në vjeshtën e këtij vitit dhe do të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme.


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...