
Ministri Shala takon Doktorin e Shëndetit Publik Pashko Camaj.
Me këtë rast ai ka pranuar punimin e tij të doktoraturës “Pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj plumbit mjedisor në Kosovë- Efektet e ekspozimit para dhe paslindjes ndaj plumbit në moshën e rritur të hershme”.
05.09.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka pritur sot në takim z. Pashko R. Camaj, me që rast ka pranuar punimin e tij të doktoraturës “Pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj plumbit mjedisor në Kosovë- Efektet e ekspozimit para dhe paslindjes ndaj plumbit në moshën e rritur të hershme” , me të cilin studim ai ka fituar titullin Doktor i Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias.
Shala ka vlerësuar se rezultatet e këtij hulumtimi që flasin për nivelin e koncentrimit të plumbit në gjak në popullatën e Prishtinës dhe Mitrovicës, janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar gjendjen e shëndetit publik dhe mjedisor në Kosovë, dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësimin e kësaj gjendje përmes projekteve, programeve dhe aktiviteteve tjera relevante.

Edhe një zëdhënës i Rimëkëmbjes nga bota e artit
S’ka më mirë se kur dita të nis me miq të veçantë si Halim Berisha. Jo vetëm sot - në ditëlindjen tij, por aktori Berisha me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët....Lexo më shumë...

Drenica pret edhe më tej shërbime për Rimëkëmbjen e vendit
Me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ndajmë mbi 30 vjet veprimtari të përbashkët....Lexo më shumë...

17 janari i trishtë i historisë sonë kombëtare!
Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta. ...Lexo më shumë...