Lexo

Perkujtohet 20 vjetori i sulmit të UÇK-se në Gerlicë të Ferizajt!

U tha se ky zë pushke e lirie ishte moment kthese e kushtrimi në luftën për liri.

12.09.2017- Me rastin e 20 vjetorit të të aksionit të parë të armatosur kundër forcave policore serbe në regjionin e Ferizajt, të ndërmarrë nga njësiti gueril i UÇK-së në fshatin Gërlicë, të prirë nga luftëtari i lirisë, tani dëshmori i kombit Rexhep Bislimi, janë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit. Ferat Shala, bashkëluftëtarë i dëshmorit Rexhep Bislimi, dhe një ndër organizatorët e këtij sulmi ka thënë se: “Ky zë pushke e lirie ishte moment kthese e kushtrimi në luftën për liri”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë tjerë të dëshmorit, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, dhe përfaqësues nga strukturat udhëheqëse të komunës së Ferizajt.


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...