Lexo

Një delegacion i UP po qëndron për vizitë në Universitetin Gazi të Turqisë

Po diskutohen mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes dy Universiteteve, me theks të veçantë në kryerjen e specializimeve nga studentët dhe kuadrot e UP-së, në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës, realizimin e studimeve të doktoraturës dhe përfitimin e donacioneve.

12.02.2018- Një delegacion i Universitetit të Prishtinës, në përbërje Prof.Dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof.As.Dr. Ferat Shala, nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Esat Kelmendi, sekretar i UP-së, po qëndron për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë. Delegacioni nga UP është pritur sot nga stafi drejtues i Universitetit Gazi, në përbërje Prof.Dr. Ibrahim Uslan, Rektor, Prof. Dr. Yasar Aydemir zv.Rektor, Gonce Bayraktar Durgun, Ph.D, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Prof. Dr. Omer Keles, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Në takime është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes dy Universiteteve, me theks të veçantë në kryerjen e specializimeve nga studentët dhe kuadrot e UP-së, në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës, realizimin e studimeve të doktoraturës dhe përfitimin e donacioneve dhe pajisjeve laboratorike për Departamentin e Energjetikës dhe Komunikacionit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UP.

Vizita do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme ku përveç takimeve pritet të zyrtarizohen edhe marrëveshjet ndëruniversitare.

Vizita është aranzhuar dhe organizuar me mbështetje nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...