Lexo

Shënohet 48 vjetorit i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Sot përballë UP-së, janë sfidat e zhvillimit dhe shtet-ndërtimit të vendit, ngritjes së cilësisë së arsimit dhe shkencës si dhe përshtatja ndaj rrethanave dhe kërkesave të tregut nacional dhe global të punës.

15.02.2018- Sot në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës u mbajt ceremonia e shënimit të 48 Vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. 48 vjetori i themelimit e gjen Universitetin e Prishtinës, si institucionin më të rëndësishëm akademik, arsimor dhe shkencor të Kosovës. U themelua në rrethana kur populli dhe rinia jonë, kërkonin vënin e themeleve të shtetësisë së Kosovës, u zhvillua dhe u rrit së bashku me rritjen e kërkesave, dëshirave dhe nevojave për ndërtimin e shtetit të pavarur, dhe u bë institucioni kryesor për edukimin e brezave dhe frymëzim e burim i rezistencës dhe luftës për liri.

Sot përballë UP-së, janë sfidat e zhvillimit dhe shtet-ndërtimit të vendit, ngritjes së cilësisë së arsimit dhe shkencës si dhe përshtatja ndaj rrethanave dhe kërkesave të tregut nacional dhe global të punës.

Rrugëtimi i shtet-ndërtimit të Kosovës dhe zhvillimi i mëtejmë i Universitetit të Prishtinës, janë të lidhura ngushtë dhe pandashëm, andaj  është koha që UP të hartojë politika zhvillimore që do të jetë në harmoni të plotë me kërkesat ekonomike, zhvillimore, integruese të vendit dhe në shërbim të gjeneratave të ardhshme.


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...