Lexo

Gjeneral Major Shaban Shala, protagonist i zhvillimeve të mëdha të Kosovës

(Shënim përkujtimor me rastin e 7 vjetorit të vdekjes)

Gjeneral Major Shaban Shala, ishte një nga veprimtarët e paepur të çështjes kombëtare që një jetë të tërë i shërbeu atdheut. I lindur dhe i brumosur në frymën e atdhedashurisë që i dhuroj familja e tij qysh në fëmijërinë e hershme, ai do të vazhdojë angazhimin kombëtarë edhe në kohën e rinisë së hershme. Ai ka qenë anëtar i ilegales patriotike qysh nga shkolla e mesme. Gjatë kohës së studimeve do të bashkëpunojë edhe me figura emblematike të lëvizjes së ilegales si Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Fehmi Lladrovci e shumë atdhetarë të tjerë. Ka marrë pjesë aktive në demonstratat e vitit 1981

Për shkak të veprimtarisë për çështjen kombëtarë ai do të burgoset disa herë dhe do të dënohet me 10 vite burg si i burgosur politik nga regjimi kriminal serb. Pas vuajtjes së dënimit ai do të kthehet edhe më fuqishëm në aktivitetin e tij politik dhe kombëtarë duke u angazhuar në kuadër të Kryesisë së Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut si bashkëthemelues e drejtues, përkrah veprimtarit të shquar Adem Demaçi. Ka qenë anëtar i Kryesisë së KLDMNJ-së

Ai dha kontribut të çmueshëm në ngritjen e celulave të parë të UÇK-së. Ishte ushtarë i orëve të para të lirisë, bashkëpunëtorë i ngushtë i komandantit legjendar Adem Jashari dhe vëllai i dëshmorit Bedri Shala që ra heroikisht në betejën e Junikut.

Ka merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturave udhëheqëse të saj. Gjatë kohës së luftës çlirimtare ai ishte caktuar shef i i Drejtorisë si Informimit Publik të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në verë të vitit 1998 ka qenë i sistemuar në shtabin ushtarak të Likocit ku për një kohë ka qenë e vendosur selia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Shtabi i Zonës Operative të Drenicës.  

Ishte ndër personalitetet meritore që punoj pa rezervë në bërjen e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Do të mbahet mend sidomos për angazhimin në kuadër të strukturimit dhe organizimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ku ishte edhe pjesë e strukturave komanduese.

Vdekja e mori herët, shumë herët. E mori atëherë kur më shumë se kurrë i duhej Kosovës. Na duhej që ta kishim ende me përvojën dhe këshillat e tij në rrugën e shtet-ndërtimit. Na duhej për qëndrimin e tij të drejtpërdrejt, të sinqertë dhe largpamës. Na duhej për frymën unifikuese dhe autoritative që ushtronte kudo që vepronte. Na duhej ende shembulli dhe modeli i tij energjik dhe i palodhur prej gjenerali të pathyeshëm.

Unë ndjehem me fat që kam njohur dhe kam pasur si bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë këtë veprimtarë të madh të kombit tonë. Isha i privilegjuar që rrugëtova përkrah tij në ecejaket e ilegales, shtigjeve të luftës dhe në rrugën e paqes.


Gjeneral Major Shaban Shala, ishte dhe mbetet protagonist i zhvillimeve të mëdha të Kosovës që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë. Ai la pas vetes shumë kujtime dhe shumë vepra. Mbi të gjitha na la pas vetes krenarinë, andaj kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.

Ferat Shala, 05 Janar 2019.

Shënim: Kjo fotografi ekskluzive e Gjeneral Major Shaban Shalës, është pjesë e arkivit të fotove të realizuara gjatë kohës së luftës nga gazetari dhe reporteri i Radios“Kosova e lirë” , Martin Çuni, të cilin e falënderoj shumë që ma mundësojë ta ndaj me Ju këtë foto në këtë përvjetor.

 


Letër publike ambasadorit Miroslav Lajçak

Me lejoni që në fillim të kësaj letre time publike, të përshëndes përpjekjet tuaja për të zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur paqen e përhershme dhe ba...

Lexo më shumë...

Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka thënë për Front Online, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet. Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar ...

Lexo më shumë...

Një fond për mbrojtjen e mjedisit!

Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit....

Lexo më shumë...