
Janari i dhembjes, sakrificës dhe krenarisë!
Janari zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës, si muaji i dhembjes, sakrificës dhe krenarisë.
17.01.2019- Në mesin e shumë ngjarjeve të lavdishme të shënuara në këtë muaj është edhe 17 Janari, përvjetori i vrasjes tinëzare të veprimtarëve të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Heroizmi dhe sakrifica e tyre u bë frymëzim për brezat liridashës dhe motiv e ideal për lëvizjen për çlirimin e Kosovës. Sot me krenari përkujtojmë idealet për të cilat ata dhanë jetën dhe shprehim respektin e përjetshëm për veprën e tyre.
Fatkeqësisht, kjo vrasje e organizuar dhe e ekzekutuar nga strukturat e ish shtetit Jugosllav ende nuk është zbardhur.
Madje ende nuk ka kërkesë zyrtare nga institucionet e shtetit të Kosovës, për zbardhjen e këtij krimi edhe pse mundësitë e koordinimit dhe bashkëpunimit me shtetin gjerman dhe shtetet dhe organet tjera ndërkombëtare relevante janë reale dhe të arsyeshme.

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...