Lexo

Kalaja e Vuçakut, një atraksion i vërtetë turistik jo vetëm për Kosovën!

17.09.2019 - Ngjyrat e vjeshtës paskan nisur të bien mbi kurorën e maleve të Kosmaçit. Këtu jam në akset e kullave me mure të gjera të Kështjellës mbi Gradinë të Madhe. Deri para pak vjetësh kjo Kala ka ekzistuar vetëm në gojëdhëna dhe legjenda.

Në 3-4 vitet e ardhshme besojmë shumë se kjo Kala do të jetë një atraksion i vërtetë turistik jo vetëm për Kosovën. U desh shumë angazhim që të sillej këtu një ekspeditë arkeologësh për ta nxjerr nga dheu këtë perlë të mrekullueshme të Drenicës së Mesme. Kalaja e Vuçakut, thonë arkeologët, është tipike për qytetërimin e Antikitetit të Vonë dhe dikur shërbente si fortifikatë lufte dhe mbijetese për popullatën vendase.

Që nga viti 2015 Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës ka ndarë herë pas here fonde për gërmime në këtë Kala. Tani kësaj ekspedite i duhet një dinamikë e shtuar; një bashkërendim i veprimeve me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe me institucione të tjera të linjës.

Ideja ime për ta ndërtuar një linje turistike me sens kulturor dhe historik, e cila do t’i jepte karakter përbashkues historisë së lashtë dhe asaj më të re, duke e lidhur me një rrugë automobilistike qendrën përkujtimore “Adem Jashari” në Prekaz, Kalanë e Vërbocit, Kalanë e Vuçakut, Kalanë e Llapushnikut dhe Parkun Memorial të UÇK-së në Kleçkë, po gjen përkrahje nga institucionet dhe nga qytetarët.

Me Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës të cilën do ta prijë z. Kadri Veseli, kam shpresë dhe besim të madh se kjo ëndërr e imja do të bëhet realitet.

 


Letër publike ambasadorit Miroslav Lajçak

Me lejoni që në fillim të kësaj letre time publike, të përshëndes përpjekjet tuaja për të zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur paqen e përhershme dhe ba...

Lexo më shumë...

Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka thënë për Front Online, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet. Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar ...

Lexo më shumë...

Një fond për mbrojtjen e mjedisit!

Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit....

Lexo më shumë...