Lexo

Lumenjtë janë pasuri kombëtare

Prof.Asoc.Dr. Ferat Shala, Me rastin e shënimit të 29 shtatorit Ditës Botërore të Lumenjve

29.09.2019- Lumenjtë janë resurse shumë të rëndësishme natyrore të një vendi dhe paraqesin potencial për zhvillim dhe mirëqenie sociale. Lumenjtë janë burim i ujit të pijes, potencial i pashtershëm për prodhimin e energjisë, resurs i pazëvëndësueshëm për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, dhe të domosdoshëm për zhvillimin e industrisë, për peshkim dhe për turizëm. Me të drejt lumenjtë konsiderohen si “arteriet” e planetit. Janë thesare të natyrës.

Në gjithë botën 29 shtator shënon si Ditën Botërore të Lumenjve. Shënimi i kësaj dite synon t’i vetëdijësojë njerëzit për rëndësinë që kanë resurset ujore dhe ka për qëllim që të nxis secilin për të marrë veprime konkrete për përmirësimin e menaxhimit të lumenjve dhe zvogëlimin e rrezikut ndaj këtyre resurseve. Për herë të parë Dita Botërore e Lumenjve u shënua në vitin 2005, pasi që paraprakisht Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kishte shpallur “Dekadën e ujit për jetën”. Shënimi i ditës botërore të lumenjve dhe snsibilizimi për mbrojtjen e tyre erdhi si nevojë për të parandaluar dhe zvogëluar rrezikun që i kanosej këtyre resurseve nga aktivitetet e njeriut.

Në Kosovë gjendja e lumenjve nuk është e kënaqëshme dhe ka nevojë për angazhim institucional për përmirësimin e gjendjes së tyre. Duke e ditur këtë problem, në vitin 2016 kur e kam marrë udhëheqjen e Ministrisë  së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), përmirësimi i gjendjes së lumenjve ka qenë një ndër objektivat kryesorë të  angazhimit tim. Në përmbushjen e këtij objektivi jam angazhuar në rritjen e buxhetit për sektorin e ujërave dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve u dhjetëfishua buxheti për rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe menaxhimin e rsurseve ujore nga 2.5 milionë euro sa ishte në vitin 2015 në 13 milionë euro në vitin 2017.

Disa nga projektet për rregullimin e shtretërve të lumenjve që nisën së implementuari gjatë mandatit tim ishin: “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica”, në komunën  e Lipjanit në vlerë prej 65 mijë €,  “Rregullimi i  shtratit të lumit Nerodime”, në komunën e Ferizajt, në vlerë prej 66 mijë €, “Renovimi i Digës së lumit Mirusha”, në komunën e Malishevës në vlerë prej 55 mijë , “Rregullimi i lumit Sitnica”, në komunën e Fushës Kosovës, në vlerë prej 150 mijë , “Zgjerimi dhe pastrimi i shtratit të lumit të Shtimes”, në Komunën e Shtimes, në vlerë prej 200 mijë €, “Rehabilitimi i shtratit të lumit Klina”, në komunën e Klinës, në vlerë prej 210 mijë € për, “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica”, në komunën e Drenasit, në vlerë prej 650 mijë €,  “Pastrimi i lumit Sitnica’’, në komunën e Obiliqit, në vlerë prej 152 mijë €, ”Rregullimi i shtratit të lumit Rahovec“, në komunën e Rahovecit, në vlerë prej 50 mijë €, “Përmirësimi i infrastrukturës në lumin Bistrica”, në komunën e Prizrenit, në vlerë prej 600 mijë €, dhe “Rregullimi i shtratit të lumit Lumëbardhi”, në komunën e Pejës, në vlerë prej 300 mijë €.

Gjatë mandatit jam angazhuar edhe në implementimin e projekteve të para infrastrukturore për trajtimin e ujërave të ndotura, duke siguaruar investime milionëshe. Si rezultat i këtij angazhimi, u mor vendimi dhe filloj ndërtimi i impiantit të parë modern për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren në vlerë prej 20 milionë euro, u mor vendimi dhe filloi projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e  ujërave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë në vlerë prej 88 milionë euro si dhe filluan studimet edhe për projektet e ndërtimit të impianteve tjera të trajtimit të ujërave të ndotura edhe për Pejë, Gjilan e Gjakovë.

Nuk kanë munguar angazhimet edhe në përmrësimin e kornizës institucionale dhe strategjike për sektorin e ujërave. Rezulat i këtij angazhimi është themelimi dhe funksionalizimi i Autoritetit Rregullativ për Pellgjet Lumore si autoritet shtetëror për menaxhimin e resurseve ujore dhe finalizimi i Strategjisë Shtetërore për Ujërat e Kosovës, si dokumenti i parë strategjik për menaxhimin ujërave në Kosovën e pasluftës.

Edhe pse gjendja e lumenjve dhe e sektrorit të ujërave është përmrësuar dukshëm, ende ka nevojë për mbeshetjen e këtij sektori dhe në implementimin e projekteve konkrete.

Zotohem se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të vazhdojmë investimet në mbrojtjen e lumenjve, përmirësimin e gjendjes së tyre dhe menaxhimin e integruar të pellgjeve lumore.

Do të angazhohemi me projekte konkrete për: Ngritjen dhe funksionalizimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura; Rregullimin e infrastrukturës së shtretërve të lumenjve; Mbrojtjen e lumenjve nga shkarkimet e ujërave të ndotura industriale; Mbrojtjen e lumenjve nga shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve;  Pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në brigjet e lumenjve; Hartimin e planeve menaxhuese për pellgjet lumore; Ndërtimin e kapaciteteve të reja akumulues për ujërat e pijes;  Shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore dhe promovimin e ekoturizmit, implementimin e projekteve nga Strategjia Kombëtare e Ujërave si dhe rritjen e mbështetjes nga donatorët për sektorin e ujërave.

Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

 


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...