
Besimi juaj, do të na forcojë!
Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!
07.10.2019- Falënderim për strukturat PDK-së në të gjitha nivelet; Për anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së anë e mbanë Kosovës, të cilët besuan në PDK-në dhe liderin e saj.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Vendi ynë - Kosova dje përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik dhe shtetëror duke pasur zgjedhje të lira demokratike, dëshmi kjo e një pjekurie të mirë politike.
Duke qenë se për dy javë sa zgjati fushata zgjedhore unë kam qenë pjesë aktive e saj si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dua ta bëjë një falënderim publik.
- Së pari, një falënderim shumë i sinqertë shkon për liderin PDK-së, z. Kadri Veseli, i cili gjithmonë është në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare.
Një falënderim edhe për strukturat PDK-së në të gjitha nivelet; Për anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së anë e mbanë Kosovës, të cilët besuan në PDK-në dhe liderin e saj.
Besimi juaj, puna juaj, vetëm sa do të na forcojë. Do të vazhdojmë të punojmë të palëkundur, rojë e shtetësisë sonë!
Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!
Ne do të jemi këtu, për Ty dhe Shtetin!

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!
E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...Lexo më shumë...

Takime me njerëz të dhëshmuar të vlerave kombëtare!
Një shtrëngim duarsh me Jahir Demakun, njeriun që kurrë nuk u dha para sprovave të shumta të jetës. Tregimi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij, është më shumë se një histori. ...Lexo më shumë...