Lexo

Një fond për mbrojtjen e mjedisit!

Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit.

27.08.2020- Që nga koha e krijimit te institucioneve të para të Republikës së Kosovës, në emër të mbrojtjes së mjedisit janë vendosur taksa, tarifa dhe gjoba të formave të ndryshme. Madje taksat dhe gjobat e tilla janë vendosur duke u bazuar në parimin “ndotësi paguan”, parimin “shfrytëzuesi paguan“, parimin e “rregullimit te dëmit mjedisor në burim” apo edhe në atë për “mbulimin e shpenzimeve për dëmin mjedisor”.

Nëse i hedhim një sy listës së taksave dhe gjobave që paguhen nga bizneset dhe qytetarët e Kosovës do të shohim se mes tjerash kemi:

  • Taksë ekologjike për automjetet e regjistruara në Kosovë.
  • Taksa për shfrytëzimin e resurseve natyrore që paguhen nga kompanitë qe shfrytëzojnë ujin, apo edhe kompanitë që shfrytëzojnë resurset minerare;
  • Taksa dhe pagesa me rastin e licencimit dhe marrjes së lejeve mjedisore nga kompanitë qe vlerësohet paraprakisht që kanë ndikime mjedisore;
  • Taksa për importin e produkteve të ndryshme që mundë të kenë ndikime në mjedis sikurse janë ato për import të qeseve plastike, për substancat ozonholluese dhe produkteve të ngjashme të dëmshme për mjedisin;
  • Taksa për hyrje me automjete në zonat e veçanta natyrore sikurse është qendra e  Brezovicës;
  • Gjoba dhe kundërvajtje me rastin e tejkalimeve të kushteve të lejes apo edhe dëmit të shkaktuar në mjedis;
  • Gjoba për hedhje apo djegie të mbeturinave;
  • Gjoba dhe kundërvajtje për prerje ilegale të pyjeve;
  • Detyrime për kthimin e mjedisit ne gjendjen paraprake pas shfrytëzimit;
  • ...dhe disa lloje tjera të taksave dhe gjobave që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit.

Pra bëhet fjalë për një buxhet vjetor që kap shifra dhjetëra milionëshe.

Gjithçka do të ishte në rregull sikur këto mjete që mblidhen në emër të mjedisit të grumbulloheshin në një fond të veçantë dhe ti ktheheshin mjedisit në formën e granteve, projekteve apo subvencioneve.

Por kjo aktualisht nuk po ndodhë. Mjetet e tilla derdhen direkt në buxhetin e shtetit të Kosovës pa ndonjë destinim specifik për mbrojtje të mjedisit.

Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit, e me këtë rast do ti numëroj vetëm disa prej tyre:

  • Mjedisi i Kosovës, ka nevojë imediate që të këtë një fond të veçantë që do të mbështeste projektet për përmirësimin e gjendjes mjedisore, apo edhe të ofronte subvencione për iniciativat mjedisore;
  • Kosova kë bazë të mjaftueshme ligjore për ta bërë këtë fond, dhe po ashtu detyrime ligjore për ta bërë këtë;
  • Në Kosova tashmë ka disa forma të mbledhjes së taksave mjedisore, të cilat mundë të destinohen në një fond mjedisor;
  • Ekzistojnë praktika e modele të zbatimit te këtij fondi jo vetëm në Evropë por edhe në rajon, që mundë të merren si shembuj.

Andaj është koha që kjo çështje të adresohet në mënyrën e duhur dhe që Kosova të ketë një fond për mbrojtjen e mjedisit.

 Dr.sc. Ferat Shala, Prishtinë, 27.08.2020


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...