Lexo

Takime të ngrohta me njerëz të veçantë!

Kosova ka plot personalitete të profileve të caktuara që janë të veçantë si për nga karakteri që prezantojnë, kontributi që kanë dhënë për vendin dhe shoqërinë dhe për nga vlerat që bartin.

Këtyre ditëve kishe rastin të takojë plotë të tillë, dhe nga secili takim mora dicka të veçantë nga personaliteti i tyre.

Kënaqësi ta takosh veteranin e çështjes kombëtare dhe mësuesin fisnik nga Vushtrria, Avdi Gelën. Ndejat me Mësuesin Avdi gjithmonë janë të pamjaftueshme, sepse ai çdo herë ka fjalë të mençura dhe porosi me vizion të qartë. Këtij burri fisnik vitet dhe dallgët e jetës kurrë nuk ia venitën vullnetin për të dhënë e për të bërë edhe më shumë për Atdheun. Jemi shumë të lumtur që të kemi mes nesh, Mësuesi Avdi. Të paçim edhe për shumë mote!

Eqrem Berisha është njeri i veçantë. Ai kurrë nuk është bosh, gjithmonë me plot humor, plot mirësi dhe energji pozitive. Me lojën prej aktori të talentuar, me humorin origjinal, shpesh edhe me ironinë therëse, që prej shumë vitesh ai i na i bënë jetët tona më të hareshne, më fisnike. Bisedat me Eqremin gjithmonë janë përjetim i veçantë për mua, sepse bashkë ndajmë shumë kujtime të luftës dhe të angazhimeve të përbashkëta në UÇK. Ish-aktivist i NISMA Socialdemokrate, tani ai ka vendosur që rrugëtimin politik ta bëjë me Vatrën më të ngrohtë për të gjithë veteranët e luftës.PDK mbetet kurdoherë parti e vlerave liridashëse e shtetformuese, parti e vizioneve të qarta për të ardhëm e të gjithë qyetetarëve të Kosovës

Një kafe dhe një bisedë e këndshme me mikun, bashkëveprimtarin dhe kolegun e studimeve Ragip Elshani nga Baica e Drenasit. Kishim rastin të evokonim kujtime nga e kaluara dhe të shkëmbenim ide dhe plane për të ardhmen. Ragipi është mërgimtar dhe punëtor i vyeshëm që prej shumë vitesh jeton dhe punon në Zvicërr. Diaspora jonë ka dhënë kontributin e saj të pa rezervë në të gjitha fazat e krijimit të shtetit të Kosovës, ndërsa sot vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e ndërtimit dhe zhvillimit të vendit.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...