Lexo

Takime me njerëz të dhëshmuar të vlerave kombëtare!

Një shtrëngim duarsh me Jahir Demakun, njeriun që kurrë nuk u dha para sprovave të shumta të jetës. Tregimi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij, është më shumë se një histori.

Me luftën dhe sakrificat e tyre Vëllezërit Demaku tashmë e kanë shkruar njërën nga faqet më të ndritshme të historisë së Kosovës. Familja Demaku, si një nga të paktat e Kosovës, dha shumë luftëtarë për lirinë, për pavarësinë dhe për shtetndërtimin; në luftë dha dëshmorë, ushtarë dhe komandantë të zotë – në paqe liderë të pashoqë. Në anën tjetër, për ironinë e fatit, më shumë se Vëllezërit Demaku askush nuk i pagoi padrejtësitë dhe absurditetet e pasluftës. Edhe pse dhanë shumë për lirinë, ajo për ta shpeshherë ka qenë e hidhur. Por, burgu i padrejtë ndaj vëllezërve të tij, Fadilit dhe Nexhatit, si dhe i katër vëllezërve Demaj, Jahir Demakut veçse ia shton krenarinë dhe mburrjen, sepse ai mbetet deri në fund një shpirt luftëtari.

Përjetim i veçantë ta takosh Hysen Gegën - njeriun që tërë jetën ia kushtoi Atdheut. Hysen Gega është një nga shumë dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt politik serbo-jugosllav. Edhe pse vuajti shumë vite kazamateve të tito-komunizmit, kur u lirua më 1990, nuk e gjeti dot paqen në Kosovën e robëruar: menjëherë ngjeshi armët dhe luftoi krahë shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së. Krijimin e ushtrisë së Kosovës e kishte pasur ideal qysh në rininë e hershme, kur bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallen kishin ideuar projeksionet e luftës së pashmangshme për liri. Në vitin 2015, nga paratë që mori si dëmshpërblim për vitet e kaluara në burg, ai i ndau 10 mijë euro si donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Për të gjallë të tij ëndrra e lirisë dhe ëndrra për Ushtrinë e Kosovës, u bënë realitet. Njerëzit si Hysen Gega janë arkitektët e vërtetë të Kosovës, sepse njerëzit si Hysen Gega kurrë nuk pretenduan t’i marrin ndonjë gjë Kosovës, por jetuan dhe punuan që t’i jepnin asaj çdo gjë.

Me veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, Halil Krasniqin. Halili ishte shok dhe bashkëveprimtar i figurave qendrore të Lëvizjes sonë Kombëtare - i atyre që të parët e nisën luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Fadil Vatës, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut ... e shumë, e shumë të tjerëve. Me mbi 40 vjet veprimtari Halili kurrë nuk di lodhje ... çdo herë me elanin e një djali të ri! Arsimtar me përkushtim të lartë dhe etikë intelektuale, Halil Krasniqi është modeli i personalitetit shqiptar që për ideal prore i ka porositë atdhetare të rilindësve kombëtarë shqiptarë. Pranë këtij veterani të Partisë Demokratike të Kosovës natyrshëm ndihet fitorja e padiskutueshme e 14 shkurtit.

Në Odën e Bacës së Madh të UÇK-së, Isuf Gashit, në Drenovc të Anadrinit. Tregimi për Bacën e UÇK-së, është njëri nga më qëndrestarët e luftës sonë për liri. Sakrificat dhe shërbimet që ia bëri për Kosovën, kurrënjëherë nuk mund të shpaguhen me asnjë lloj çmimi. Shtëpia e tij qysh herët u bë njëra nga bazat kryesore të UÇK-së, kurse vet ai njëri prej luftëtarëve të orëve të para. Kur krisi lufta frontale më 1998 Baca doli në istikame dhe si një burrë trim u dha zemër djemve trima të Anadrinit e Llapushës, në betejat më të përgjakshme. Në njërën nga to, në Betejën e Rahovecit, mori plagë të rënda. Edhe për kundër moshës, plagët nuk e ligështuan, as nuk e mposhtën. Baca sërish iu kthye betejave, deri në fitoren e plotë, më 1999. Sot, Baca, si një burrë fisnik e shumë i nderuar në mbarë Shqiptarinë, pret miq në Kullën e tij në Drenovc, dhe, natyrisht, i gëzohet lirisë për të cilën dha shumë.

 

 

 


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...