Lexo

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!

E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së.

20.01.2021- Dega e Drenasit çdo herë i ka dhënë frymë dhe karakter partisë së lirisë, së pavarësisë dhe shtetndërtimit. E, ndërkaq, një Dege të madhe të një Partie të madhe, i duhet një personalitet i suksesshëm, me elan dhe vrull rinor, si kryetari, Sejdi Hoxha. Drenasi, ashtu si krejt Drenica, kurrë nuk njeh zmbrapsje – njeh vetëm fitore! PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës, ashtu siç Drenasi dhe Drenica i duhen PDK-së.

Aktiviteti  e vazhduam me një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga Komuna e Drenasit dhe me udhëheqësin e shtabit zgjedhor nga kjo komunë. Drenasi është frymarrja e Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës nga Komuna e Drenasit, do të dinë më së miri të përfaqësjonë interesat dhe hallet e qytetarëve të kësaj komune në Kuvendin e Kosovës. Janë personalitete të dëshmuara në angazhimet e tyre profesionale dhe politike.

Ditën e përmbyllem me një takim me aktivistët dhe strukturat e nëndegës së PDK-së, në fshatin e lindjes së kryetarit të degës në Domanek. Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës. 

 

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...