Lexo

Avdi Uka hero i gjallë i minatorëve kosovarë!

22.01.2021- Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv.

Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës. Në kujtesën tonë historike, Avdi Uka mbeti gjithmonë hero i gjallë i minatorëve kosovarë. Në minierat e “Trepçës” ai u kalit si punëtor i paepur dhe si luftëtar që s’njeh dorëzim. Betimin që e kishte bërë para shokëve minatorë më 1989 - se kurrë nuk do të dorëzohej para armikut, e bëri dëshmi dhjetë vjet më vonë kur me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së. Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur të Kosovës.


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...