Lexo

Urime Çmimin "Anton Çetta", Frrok Kristaj!

Nderim i veçantë për mua të pranojë dhuratë disa tituj librash nga shumë i nderuari, Frrok Kristaj.

Vetëm pak ditë më parë, Kristaj u bë laureati i parë i çmimit kombëtar “Anton Çetta”, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Kosovës. Emri i Frrok Kristajt, për më shumë se 40 vjet, lidhet me studimin dhe hulumtimin e jetës dhe veprës se Shtjefën Gjeçovit, pastaj të priftit martir, Luigj Palaj, të shkrimtarit Anton Pashku, të aktores Katarina Josipi ... si dhe i shumë personaliteteve të tjera.

Ai, po ashtu, është njëri prej themeluesve dhe tani organizatori kryesor i njërit prej manifestimeve letrare e kulturore - nga më reprezentativët e kulturës nacionale të Kosovës, “Takimet e Gjeçovit”, i cili mbahet në Zym të Hasit që nga viti 1971. 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...