Lexo

Nga aktivitetet parazgjedhore të datës 25.01.2021

Mbrëmë patëm disa takime shumë të frytshme me anëtarësinë e gjerë në Orllat, Bytyq, Gjergjaj, Negroc dhe Vuçak.

Pjesëmarrja e qytetarëve nëpër takimet tona është vërtetë mbresëlënëse, edhe për kundër rrethanave të njohura. Qytetaria aktive këmbëngulin në ndryshimin këtij kursi qeverisës. Ata kanë shpresa të mëdha në programin për rimëkëmbjen ekonomike, të cilin po e prezanton para qytetarëve Partia Demokratike e Kosovës. Orllati, Bytyqi, Gjergjaj, Negroci dhe Vuçaku, si çdo herë të përcaktuar dhe të përkushtuar për ta mbështetur PDK-në.

Nëndegët I, II dhe III të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, të mobilizuara për t'i dhënë forcë të re partisë së lirisë, partisë së pavarësisë, partisë së shtetndërtimit. Politikat zhvillimore të programit "Rimëkëmbje" të PDK-së, janë garancë e sigurt se Kosova shumë shpejt mund ta zë hapin e humbur nga dështimet që sollën skemat mashtruese të VV-së dhe LDK-së 


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...