Lexo

Fabrika Wintech një storie suksesi në ekonominë kosovare

27.01.2021- Sot vizituam fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Wintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare.

Prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë.

Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës.

 


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...