Lexo

Me Imer Deliun - njeriun që është shëmbëlltyra e qëndresës, e luftës dhe shpresës

Kur Serbia gjakatare vrau dhe masakroi 23 anëtarë të Familjes Deliu në Abri të Drenicës, më 26 shtator të vitit 1998, Imer Deliu nuk u dha, as nuk u dorëzua. Përkundrazi, ai vazhdoi luftën edhe më i vendosur, bashkë me shumë trima të tjerë nga Abria heroike.

Vetëm zemra e Imer Deliut e di se si është të luftosh dhe të shpresosh në ato ditë dhe javë të ngrysura pas masakrës së Abrisë. Edhe pse iu vranë të gjithë anëtarët e familjes, Imeri nuk i vrau shpresat brenda shpirtit të tij, por bashkë me UÇK-në rilindi shpresa të reja, shpresa për jetë dhe për liri. Edhe sot, shëmbëlltyra qëndrestare e Imer Deliut na jep forcë dhe shpresë për beteja të reja, që të kemi një jetë më të mirë, në Kosovën tonë që e kemi paguar shumë shtrenjtë.


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...