Lexo

Nga aktivitetet parazgjedhore të datës 01.02.2021

Zemra e sankovcasve sonte rrahë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Sankovci ka ditur gjithmonë të rreshtohet në anën e të drejtëve, në anën e fitimtarëve. Programi i rimëkëmbjes ekonomike i PDK-së natyrisht se përfshinë realizimin e projekteve konkrete që do të shkojnë për zhvillimin e zonave si Sankovci dhe fshatrave rreth tij.

Programi zgjedhor Rimëkëmbje i Partisë Demokratike të Kosovës, po gjen përkrahje të madhe gjithandej nëpër Kosovë. Rimëkëmbje po shihet si shpresa e vetme për rikonsolidimin politik dhe ekonomik të vendit tonë, pas dy qeverisjeve të dështuara, Kurti dhe Hoti. Edhe Fushtica e Epërme e ka po këtë shpresë. Banorët punëtorë të Fushticës së Epërme, sonte u treguan të bindur se vetëm vota për PDK-në mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë.

Pritje madhështore dhe e pëzemërt për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për programin #Rimëkëmbje në Zabel të Epërm dhe Paterk. Qytetarët e Zabelit të Epërm dhe të Poterkut janë të bindur në fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të partisë së çlirimtarëve dhe shtetndërtuesve, sepse vetëm çlirimtarët dhe shtetndërtuesit qëndruan gjithmonë afër halleve dhe sfidave të qytetarëve. Sonte në Zabel të Epërm dhe Poterk dhamë një mesazh se vota për programin Rimëkëmbje është garancë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar, për një Kosovë të integruar në mekanizmat europerëndimorë. 


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...