Lexo

Nga aktivitetet fushatës zgjedhore 03.02.2021

Edhe Polluzha e Shtutica sonte shpallën triumfin e Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK-ja sot, ashtu sikurse dje, qëndron afër halleve të popullit, sepse PDK-në e obligon amaneti i dëshmorëve dhe i martirëve të luftës. Bashkë me polluzhasit e shtuticasit sonte morëm përgjegjësi të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit. Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.

Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t'i japin drejtim të ri zhvillimi.

 


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...