Lexo

Falënderime kolegëve nga Dega e PDK në Drenas!

09.02.2021- Këtë mëngjes dua t’u dërgojë të fala dhe falënderime të përzemërta gjithë kolegëve nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, me theks të veçantë kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe kryetarit të Degës, z. Sejdi Hoxha, të cilët, në pamundësi për të qenë vet, po e vazhdojnë agjendën zgjedhore edhe në emrin tim.

Kur po e shoh se si z. Ramiz Lladrovci i bartë simbolet e mia kudo nëpër aktivitetet elektorale, unë marrë fuqi për t’i përballuar edhe më me kurajë shqetësimet shëndetësore që i kam këtyre ditëve. Falënderimet e mia këtë mëngjes shkojnë edhe për të gjithë kolegët tjerë kandidatë për deputetë: për z. Sejdi Hoxha (nr.35), për z. Ardian Kastrati (nr.32), për z. Petrit Hajdari (nr.70), për znj. Shqipe Zogu (nr.60), për znj. Hyrije Xhemajli (nr.54), për znj. Besa Çeku - Buçinca (nr.48), për z. Fatmir Dugolli (nr.89), për z. Arben Dautaj (nr.79), si dhe për të gjithë aktivistët e palodhur të partisë tonë në Drenas.

Vetëm një parti si PDK-ja, e cila është trashëgimtarja më e denjë e vlerave të demokracisë autentike si dhe e vlerave më sublime njerëzore e kombëtare të popullit tonë, di të jetë kaq e bashkuar dhe shëmbëlltyrë e solidaritetit edhe në ditët si këto.

Nga këtu, unë Ferat Shala, ju dërgojë përqafime vëllazërore!

Ju paça përgjithmonë!


Procesi zgjedhor i 14 shkurtit tregoi se Kosova ka arritur pjekuri të lartë institucionale

15.02.2021- Vendi ynë, Kosova, sapo e përmbylli me sukses një proces demokratik - zgjedhor, duke treguar emancipim dhe shkallë të lartë të pjekurisë politike e qytetare....

Lexo më shumë...

Fitorja ka emër!

12.02.2021- Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kanë mbetur pak orë nga koha kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne do të jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikim...

Lexo më shumë...

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar

11.02.2021- Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur. Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren. ...

Lexo më shumë...