Lexo

Shala: Qeveria ka përkrahjen e komisionit për ta ndalur “gjakderdhjen financiare në veri”

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi Industri, Ndërmarrësi dhe Tregëti i Kuvendit të Kosovës, thotë se Qeveria dhe partia në pushtet, Vetëvendosje, ka përkrahjen e tij dhe të anëtarëve të tjerë të komisionit për nismën që të ndalet pagesa për shpenzimet e rrymës në veri.

21.04.2021 - Deputeti i PDK-së, Shala, në Express Intervistën në KTV, tha se Qeveria nuk bën të heqë dorë nga premtimi i bërë gjatë fushatës për të “ndalur gjakderdhjen financiare” në veri.

Shala ka komentuar kërkesën e KOSTT-it për 11 milionë euro për shpenzimet e energjisë në veri të vendit, ku tash e pasluftës nuk paguhet energjia.

Ai thotë se kjo buron nga marrëveshjet ndërkombëtare e qeverive të kaluara, por tash është përgjegjësi e Qeverisë Kurti të paguajë këstin e radhës të kërkuar nga KOSTT-i.

Dhjetë milionë euro, për të njëjtin qëllim ishin ndarë edhe vitin e shkuar.

“Problematika e kësaj kërkese ka një historik të hershëm, problematikat e sistemit energjetik të Kosovës janë zhvilluar bashkërisht me shtetin. Kosova është e integruar në Rrjetin e Transmisionit Energjetik të Evropës dhe kjo është e arritur e madhe si dhe jemi pjesë e Bllokut Rregullues me Shqipërinë. Gjatë procesit për ndarje nga tregu energjetik serb, ka qene i involvuar edhe spektri politik kosovar dhe ai ndërkombëtar dhe nga aty ka rrjedh një obligim dhe Qeveria është zotuar që derisa të bëhet një zgjidhje, obligimet i merr vet, dhe me këtë kusht jemi pranuar”, ka thënë Shala.

Tash pas kërkesës së re të KOSTT-it, në komision është diskutuar dhe ka pajtim që të ndalet pagesa për rrymën e shpenzuar në veri. Sipas tij, ishte kërkesë e tre deputetëve të VV-së dhe ajo u përkrah nga të tjerët.

“Nëse ka diçka të mbarë, ajo ka ndodhur dje, dakordimi që të shkëputet pagesa apo gjakderdhja financiare siç e ka quajtur VV-ja në fushatë. Kemi marrë një qëndrim unik që ta ndërpresim këtë rrjedhje të parasë. Në emër të partisë them se e mbështes, por obligimet e përgjegjësitë janë të ndara. Të gjithë deputetet jemi deklaruar se nuk duhet vazhduar me pagesë më, kemi qëndrim. Tash është çështje e qartë, ekzekutivi, dikasteret duhet të gjejnë alternativë legale, nuk ka arsye t’i biem pishman. Si kryetar i komisionit, do të insistojmë dhe do ta mbështesim”, ka thënë ai.

Shala tha se duhet të jetë prioritet për Qeverinë licencimi i një operatori që do të merrej me shpërndarjen e rrymës në veri ose duhet të integrohet ajo pjesë në kuadër të sistemit dhe operatorit aktual. Ai e sheh të mundshme këtë.

“Është e mundur, kemi avancim, është obligim kushtetues i qeverisë me bë këtë hap, është prioritet, s’ka stabilitet të sektorit energjetik pa shtrirje të kompetencave”, tha Shala.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...