Lexo

Ferat Shala, Menaxher i Trepçës takon përfaqësuesit e Bankës Botërore

Menaxheri i ndërmarrjes Trepëa, z. Ferat Shala, ka pritur zyrtarët e Bankës Botërore për rajonin e Evropës Qendrore dhe Azisë, të përfaqësuar nga: Frank van Woerden, specialist i lartë i ambientit për zhvillim të qëndrueshëm, MSc. Jochem Jantzen, Instituti për Ekonominë e Aplikuar në Ambient dhe Katelijin Van den Berg, specialiste e lartë për ambient dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Fillimisht, menaxheri i ndërmarrjes Trepëa z. Ferat Shala, mysafirëve të BB-së, shkurtimisht ua bëri një prezantim të shkurtër rreth së kaluarës, gjendjes së tanishme dhe vizionit për të ardhmen e kësaj ndërmarrje. Ai po ashtu, mysafirëve u foli edhe për veprimtarinë që aktualisht zhvillon Trepëa, sukseset që janë arritur, por edhe për vështirësitë me të cilat po përballet ndërmarrja. Ndërkaq, përfaqësuesja e BB, znj. Katelijin Van den Berg, nga ana e saj, sqaroi se qëllimi i këtij takimi është hulumtimi i mundësive për realizimin e projekteve studimore në fushën e mjedisit, për ta konstatuar shkallën e ndotjes. Këto projekte do të financoheshin nga Banka Botërore. Menaxheri i Trepëës u tregoi zyrtarëve të BB-së për hulumtimet e deritanishme të realizuara, projektet mjedisore që janë të gatshme për implementim, por që presin ndihmën e donatorëve të ndryshëm, pasi që aktualisht ndërmarrja nuk mund ta përballoi një barrë kaq të rëndë të problemeve mjedisore. Po ashtu, ai u tregua i gatshëm për bashkëpunim, duke iu ofruar specialistët e ndërmarrjes Trepça dhe gjitha informacionet për shkallën e ndotjes dhe problemet e shumta mjedisore.


Ditë të vështira për mbrojtjen e mjedisit!

Opinion autorial i Dr.sc. Ferat Shala, për zhvillimet aktuale në sektorin e mjedisit, me rastin e shënimit të 5 Qershorit - Ditës Botërore të Mjedisit...

Lexo më shumë...

A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështe...

Lexo më shumë...

Në emër të popullit – me përfaqësim 11 %!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial mbi zhvillimet e fundit politike në vend...

Lexo më shumë...