Lexo

Z.Shala viziton kompaninë e Atlas Copco në Suedi

Me ftesë të kompanisë suedeze për prodhimin e makinerive minerare Atlas Copco Rock Drills AB, një grup nga ekipi i menaxhmentit të Trepçës, në krye me menaxherin e kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala, kanë qëndruar në këtë vend skandinav.

Vizita është realizuar në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy kompanive dhe për t’u njohur më për së afërmi me prodhimet dhe zgjidhjet që ofron Atlas Copco në sfidat tekniko-teknologjike me të cilat përballet Trepça. Fillimisht, ekipi i menaxhmentit të Trepçës, ka vizituar fabrikën për prodhimin e lokomotivave GIA, pjesë e gjigantit Atlas Copco. Vizita ka vazhduar ne fabrikën e Atlas Copco Caraelius, fabrikë ku prodhohen makinat shpuese për hulumtime dhe për qëllime teknike. Vizita e radhës ishte në Orebro ku delegacioni i Trepçës u takua me drejtorin e Divizionit të prodhimit së makinave nëntokësore z. David Shellhammer. Me këtë rast u bënë disa prezantime për makinat ngarkuese, transportuese, makinave Boomer për shpime dhe makinave për hapje të oxhaqeve. Trepça ka një traditë të hershme bashkëpunimi me Atlas Copco-n. Shumë makineri dhe pajisje ka vite që punojnë në minierat e ndërmarrjes Trepça. Ndërkaq, disa muaj më parë Trepça ka kontraktuar tre makina të rënda për punë në miniera, në vlerë prej 700.000 euro. Boomeri-makinë e rëndë shpimi, ka arritur në minierën e Stantërgut, ndërkaq, që dy makinat ngarkuese, pritet të arrijnë deri në muajin qershor të këtij viti. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtuesit e Atlas Copco-s, do t’i ofrojnë konsulentë falas ndërmarrjes Trepça, për t’i avancuar metodat e shfrytëzimit minerar, shfrytëzimin e makinerive me efikasitet sa më të lartë, mirëmbajtjen e tyre etj.


Buxheti 2020, një buxhet pa ide, pa qëllim dhe pa vizion zhvillimor!

Ky diskutim ishte planifikuar të bëhej në kuadër të seancës së datës 14.03.2020 të Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2020, mirëpo ...

Lexo më shumë...

Qeverisja Kurti dhe humbja e fondeve!

Fjala e deputetit Dr.sc Ferat Shala. gjatë diskutimit në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, kur është debatuar për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA! ...

Lexo më shumë...

Kosova po përkeqëson raportet me ndërkombëtarët për shkak të taksës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili është dhe anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Ferat Shala, ka thënë ...

Lexo më shumë...