Lexo

Zv. ministri i MMPH-së, Ferat Shala, mori pjesë në konferencën ku u prezantua Sistemi i ri i Adresave dhe Gjeo-Portali për Kosovë

Kjo konferencë u organizua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Qëllimi i kësaj konference, ishte njohja me Sistemin e ri të Informimit, Regjistri i Adresave dhe Gjeo-Portali

Në këtë konferencë u shënua fillimi i pilot projekteve për instalimin e tabelave të rrugëve në dy komuna, asaj të Fushë Kosovës dhe të Deçanit, të financuara nga BE. Me këtë rast u theksua se përfituesi kryesor i Sistemit të Informimit të Regjistrit të Adresave janë qytetarët, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, komunat dhe institucionet tjera si, Posta, Policia, Gjykatat etj. Agjencia Kadastrale e Kosovës do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit, përderisa mirëmbajtja e të dhënave të adresave do të jetë përgjegjësi e komunave.


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...