Lexo

Fundviti i 2016 sjell ujë 24 orë për Prishtinën!

2.12.2015- Sot në kuadër të aktiviteteve zyrtare zv. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala ka vizituar Ndërmarrjen Publike Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Në takim me drejtorin Gjelosh Vataj u bisedua për gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, projektet në zhvillim, si dhe bashkëpunimin në mes të MMPH dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Me theks të veçantë u diskutua për projektin e ndërtimin të fabrikës se ujit të pijes në Shkabaj. z. Shala dhe z. Vataj vizituan edhe punimet në realizimin e projektit në Shkabaj, ku u takuan me punëkryesit dhe menaxherët e projektin.

Aty ata u informuam hollësisht për dinamiken dhe fazat e realizimit të këtij projekti kapital për kryeqytetin. Ky projekt gjigant në vlerë prej 35 milionë euro po realizohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, dhe me mbështetje financiare nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Evropian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW). Projekti do të përfundojë para fundvitit 2016 dhe si rezultat i këtij investimi kryeqyteti do të ketë ujë të bollshëm dhe furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm. Sasia dhe cilësia e ujit është esenciale për shëndet dhe mirëqenie sociale. Uji është baza e zhvillimit të qëndrueshëm ekomomik dhe njerëzor.


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...