
Shala viziton Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka vizituar Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, përfshirë disa nga monumentet natyrore të këtyre bjeshkëve, siç janë burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Madhe.
15.12.2015- Fillimisht, zv.ministri Shala me ekipin e tij ka vizituar Drejtorinë për Administrimin e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, ku nga drejtori Fatmir Morina, është njoftuar për problemet dhe sfidat që ka ky dikaster. “Kemi ardhur sot me dëshirën më të mirë që t’iu përgëzojmë për punën që po e bëni, për angazhimin maksimal që keni si punëtorë në të gjitha nivelet në Drejtorinë e Parqeve. Jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat, problematikat, rrethanat specifike që ka ky dikaster yni. Jemi këtu që të japim mbështetjen maksimale për juve”, u shpreh Shala.

Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?
Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise
29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!
Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....Lexo më shumë...