Lexo

Nga vizita në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

15.12.2015- Sot me bashkëpunëtorë të MMPH-së, realizuam vizitën e radhës në Drejtorinë e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” më seli në Pejë. Me këtë rast u pritëm nga Drejtori i Parkut me bashkëpunëtorë me ç ‘rast u njoftuam për punën që po bëhet për menaxhimin dhe ruajtjen e parkut. Me këtë rast falënderuam drejtorin dhe stafin e ti për angazhimin më mbrojtjen vlerave natyror të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”.

Më pas vazhduam me vizitën e disa monumenteve natyrore më vlera shkencore, edukativo-arsimore dhe turistike që gjendën në kuadër të Parkut Kombëtarë.
Fillimisht vizituam monumentin e natyrës Shpella “Gryka e Madhe” që gjendet në Grykën e Rugovës. Shpella “Gryka e Madhe” është njëra ndër shpellat më të mëdha në Kosovë dhe regjion. Në këtë shpellë MMPH në bashkëpunim edhe me Speleologët nga Sllovakia kanë bërë eksplorimin rrethe 12 mijë m, dhe është punuar harta dixhitale.
Gjatë eksplorimit mësuam se shpella “Gryka e Madhe” është krijuar nga rrjedhja ujore në shkëmbinjtë e Triasikut. Në brendësi të shpellës gjendën disa lumenj dhe liqej nëntokësorë të formave dhe madhësive të ndryshme. Shpella është e zhvilluar me një sistem të ndërlikuar të korridoreve dhe galerive nëntokësore. Shpella e përbëhet prej tri niveleve (kateve). Niveli i dytë dhe tretë i shpellës është i pasur me stalaktitet, stalagmitet, kolona, etj. Kjo shpellë ka vlera të mëdha shkencore, gjeomorfologjike, hidrologjike, speleologjike dhe në këtë shpellë janë realizuat një numër i madhe i ekspeditave shkencore.
Pastaj vizituam ujëvara në Rek të Allagës një monument natyror më karakter hidrologjik. Ky monument i natyrës shquhet për vlerat hidrologjike, gjeomorfologjike edukativo-arsimore dhe turistike.
Vizitën e përfunduam në monumentin e natyrës Burimi i Drinit të Bardhë në Radavc. Drini i Bardh është njëra ndër burimet më të fuqishme në Ballkan. Burimi i Drinit të Bardh gjendet në pjesën veriore te basenit te Dukagjinit në lartësi mbidetare prej 585 m. Si burim tipik karstike cilësohet me lëkundje të theksuara të nivelit të shkarkimit. Në vitin 1983 është mbrojtur më ligj si monument i natyrës (kategoria e III sipas IUCN-ës) me sipërfaqe 89 ha. Burimi Drinit të Bardhë ka vlera natyrore, shkencore, hidrologjike, gjeomorfologjike, gjeologjike, edukativo-arsimore, biologjike, peizazhore dhe turistike.

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...