Lexo

MMPH përmbylli aktivitetet për vitin 2015

24.12.2015- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapwsinor, në një konferencë përmbyllëse të fundvitit me gazetarë, ka shpalosur të arriturat kryesore të kësaj ministrie, gjatë vitit që po lëmë pas, por dhe sfidat si dhe planet për vitin 2016. Procesi i legalizimit, si dhe përpilimi i regjistrit final shtetëror të ndërtimeve pa leje, është vlerësuar si projekt nacional dhe e arritura kryesore e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), gjatë vitit 2015. Ndërkohë, pjesa më e madhe e buxhetit të ministrisë ka shkuar për shpronësime.Buxheti i ndarë për vitin 2015 është realizuar 99.7 për qind.

Numri i ndërtimeve pa leje në tërë territorin e Kosovës të regjistruar në regjistrin final shtetëror ka arritur në 352 836; prej tyre 868 ndërtime janë ndërtime të kategorisë së III-të të identifikuara nga Ministria. Një tjetër e arritur e MMPH-së, u vlerësua dhe shpronësimi, për çka është shpenzuar shumica e buxhetit. Gjatë vitit 2015, Departamenti për Shpronësime ka zhvilluar të gjitha procedurat e shpronësimit për projektet kapitale të rëndësisë së veçantë për interesin nacional.

Konform Planit të Punës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2015 nga Departamenti Ligjor janë përfunduar 32 akte normative. Nga ana tjetër, inspektorati i MMPH-së, gjatë vitit 2015 ka zhvilluar 665 inspektime në terren, në fushat e mjedisit, ujërave, natyrës dhe planifikimit dhe ndërtimit. Këtë vit, MMPH ka pasur gjithashtu shumë takime të ndërsjella me ministritë përkatëse të Shqipërisë, me ç'rast janë arritur marrëveshje për disa projekte ndërkufitare në fushën e mjedisit, por edhe të planifikimit hapësinor.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, kanë shpallur konkursin me temën 'Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar' me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve ideore për zhvillimin hapësinor të zonave 'Shtigjet e lirisë', që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe 'Korridori i gjelbër', që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës".
Njëra nga ankesat kryesore të Ministrisë së Mjedisit mbetet buxheti i ulët, i cili po pamundëson realizimin e projekteve madhore, tha ministri Agani në këtë konferencë përmbyllëse të vitit.

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...