Lexo

Zv. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, përkujton gjeneral Shaban Shalën

05.01.2016- Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka përkujtuar Gjeneral-major Shaban Shalën në katërvjetorin e vdekjes së tij. Ai ka thënë ndër të tjera se ndihet me fat që e ka pasur bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar gjeneral Shalën.

“Sot me rastin e përvjetorit të vdekjes me mall dhe krenari kujtojmë Gjeneral-Major Shaban Shalën, veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNj-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtorë i komandantit legjendar Adem Jashari dhe komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ndjehem me fat që kam njohur dhe kam pasur si bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë këtë veprimtarë të madh të kombit tonë, njeriun që kontribuoi në ngritjen e celulave të parë të UÇK-së, në zhvillimin dhe forcimin e UÇK-së, në bërjen e lirisë së Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Shala. Ish-eprori i lartë i UÇK-së, ka thënë se Shaban Shala, ishte dhe mbetet protagonist i zhvillimeve të mëdha të Kosovës dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë. “Puna, veprimtaria dhe virtytet kombëtare të tij do të mbesin frymëzim i pashtershëm dhe udhërrëfyes për punë, dashuri dhe përkushtim ndaj atdheut”, është shprehur Shala. Gjatë ditës së sotme, Shala ka bërë edhe homazhe dhe nderime pranë varrit të Gjeneral-Major Shaban Shalës, ku ishin të pranishëm edhe familjarë, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtar dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...