Lexo

Shala: Trepça nuk i ka borxh askujt!

08.02.2016- Një ndër problemet, me të cilat ballafaqohet kombinati metalurgjik "Trepça” në Mitrovicë, është edhe borxhi i pretenduar nga kreditorë të ndryshëm, të krijuar gjatë viteve të 90-ta, periudhë kjo kur ky kompleks është udhëhequr nga autoritet e atëhershme serbe. Në një intervistë për radion Evropa e lirë, ish menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Ferat Shala, pohon se Trepça nuk i ka borxh askujt.

Ai thotë se në periudhën kur pretendohet të jetë krijuar borxhi, nuk ka bazë në dokumentacione, por as që ka pasur ndonjë investim kapital në këtë kombinat. Shala, i cili për katër vjet ka udhëhequr këtë kombinat, pohon se gjatë kësaj periudhe madje ka pasur shkatërrime në Trepçë.

"Çështja fikse e borxheve nuk mund të diskutohet, ato janë borxhe që janë krijuar në një periudhë pushtimi, në një gjendje lufte, në një periudhë kur në Trepçë nuk ka pasur asnjë punëtorë shqiptar, ku mbi 12 mijë punëtorë janë larguar nga puna".

"Në bazë të asaj sa kam informacione, në atë periudhë nuk ka pasur investime në Trepçë, nuk janë gjurmët as në letra, as në makineri, as në investime kapitale, e as në një tip të investimeve që bëhen në sektorin e minierave në Kosovë“, tha Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, në adresë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit tashmë kanë arritur disa kërkesa të kreditorëve pretendues, por që ende nuk është publikuar numri i pretendueseve dhe as shumat sa kërkojnë. Në mbledhjen e fundit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është marrë vendim që të formohet një komision për analiza preliminare të kërkesave kreditore. Puna në kombinatin metalurgjik Trepça, sektorët e të cilit gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit të Mitrovicës, që prej viteve të 90-ta, ka qenë me kapacitet të pjesërishëm, për shkak të zhvillimeve të atëhershme politike, nën regjimin e pushtetit serb. Ky kombinat që para viteve të 90-ta ka pasur 25 mijë punëtorë, ndërsa tash numëron vetëm 1400 punëtorë aktivë.

Ditë të vështira për mbrojtjen e mjedisit!

Opinion autorial i Dr.sc. Ferat Shala, për zhvillimet aktuale në sektorin e mjedisit, me rastin e shënimit të 5 Qershorit - Ditës Botërore të Mjedisit...

Lexo më shumë...

A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështe...

Lexo më shumë...

Në emër të popullit – me përfaqësim 11 %!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial mbi zhvillimet e fundit politike në vend...

Lexo më shumë...