Lexo

Kosova mirëpret përvojat gjermane në menaxhimin e zonave të kontaminuara

11.02.2016- Zëvendës Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e trajnimit “Menaxhimi i zonave të kontaminuara”, organizuar nga HPC AG (Qendra Mjedisore e Kompetencave) dhe GIZ në bashkëpunim me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Me këtë rast z.Shala ka deklaruar se:“Përvoja gjermane në menaxhimin e zonave të kontaminuara është shumë e rëndësishme për institucionet e Kosovës. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, do ti mirëpret dhe ti mbështesë projektet e ngjashme edhe në të ardhmen”.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Dr.Christoph Olk nga HPC AG, Henriete Kotter, nga ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Julia Leuther, përfaqësuese e GIZ. Në trajnim morën pjesë zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, përfaqësues nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, përfaqësues nga ndërmarrja Trepça dhe përfaqësues tjerë nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare të Kosovës. Ata u certifikuan si Trajnerë të kësaj fushe, pasi që paraprakisht kanë fituar njohuri mbi ligjet, standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian për zonat e kontaminuara, qasjet strategjike për menaxhimin e tyre, siguria dhe shëndeti publik, identifikimi dhe detektimi i ndotësve, prioritizimi i zonave dhe rreziqeve, teknikat dhe metodat hulumtuese, vlerësimi i rrezikut, studimet e fisibilitetit, planifikimi i rehabilitimit dhe aspekte tjera nga menaxhimi i zonave të kontaminuara.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...