Lexo

Kroacia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në fushën e gjeomjedisit

24.02.2016- Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur një delegacion nga Instituti Gjeologjik i Kroacisë, më në krye drejtorin Josip Halamic, me të cilin diskutuan për mbetjet industriale dhe trajtimin e tyre. Zëvendësministri Shala, e njoftoi delegacionin nga Kroacia me punën që kjo ministri ka bërë në fushën e gjeomjedisit, duke thënë se Kosova ka trashëguar nga e kaluara një gjendje jo të mirë në këtë fushë, gjë që kërkoi ndihmën dhe përvojën e ekspertëve kroatë.

Shala po ashtu tha se Kosova është duke bërë përpjekje që të hartojë legjislaturën e duhur sa i përket trajtimit të mbeturinave industriale. Delegacioni kroatë e falënderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke i premtuar mbështetje dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me fushën e gjeomjedisit. Të dy palët u pajtuan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen me theks të veçantë në trajtimin e mbeturinave industriale, fushë kjo që përveç ndikimit mjedisor, ka ndikim të dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...