Lexo

Banka Botërore interesohet rreth sfidave mjedisore në sektorin minerar të Kosovës

30.05.2016-Zëvendës ministri i MMPH-së, Ferat Shala së bashku me bashkëpunëtorë pritën në një takim pune përfaqësuesit e Bankës Botërore nga Sektori i Energjisë dhe Ekstraktimeve, Michael Stanley, Brian Felske dhe Redon Begolli.

Në takim u bisedua për sfidat mjedisore dhe sociale në sektorin minerar të Kosovës. Me theks të veçantë u diskutua për ndërmarrjen Trepça, problemet mjedisore dhe nevoja për adresimin e tyre përmes legjislacionit dhe projekteve shkencore e profesionale. U potencua nevoja e bashkëpunimit dhe e përkrahjes nga Banka Botërore për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve. z.Shala, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Mjedisit të MMPH-së, z.Muhamet Malsiu i njoftuan përfaqësuesit e Bankës Botërore edhe për bazën ligjore, programore dhe strategjike në sektorin e mjedisit dhe ndërlidhjen e tyre me sektorin e minierave e posaçërisht për trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare.


Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!

Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e ...

Lexo më shumë...

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...

Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!

E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...

Lexo më shumë...