Lexo

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

22.03.2021- Në ekspozeun e kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti, drejtuar Kuvendit të Kosovës me rastin e prezantimit të platformës qeverisëse të Qeverisë së ardhshme, munguan adresimet për shumë çështje dhe tema për të cilat populli i Kosovës pret zgjidhje dhe përmirësim nga qeveria e re.

Por ajo që mua dhe shumë kujt tjetër i bëri përshtypje është fakti që në këtë ekspoze dhe në këtë platofrmë të shkurtër ku prezantohen zotimet dhe orientimet e ardhshme qeverisëse nuk pati as edhe një fjalë të vetme për disa nga sektorët më esencial dhe më vital të shoqërisë që janë edhe çelësi i zhvillimit dhe mirëqenies sociale.

Në ekspozeun e kryeministrit munguan shprehjet që reflektojnë zhvillim dhe mirëqenie për shoqërinë tonë.

Nuk e dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për zhvillimin e qëndrueshëm, që është simboli i zhvillimit të një shoqërie moderne.

Nuk e dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për Planifikimin Hapësinorë që është ABC-ja e zhvillimit të një shoqërie.

Nuk e dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore.

Nuk e dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për burimet e ripërtrishtme të energjisë e as për ekonominë e gjebër që janë sinonime të zhvillimit të së ardhmes.

Nuk e dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për turizmin e qëndrueshëm dhe turizmin malor që janë shpresa e zhvillimit të sektorit të turizmit në Kosovë.

Nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për infrastrukturën e qëndrueshmë në përgjithësi e infrastrukturën mjedisore në veçanti.

Nuk e dëgjuam as edhe një fjalë të vetme për tregtinë dhe industrinë që janë shpirti i zhvillimit të ekonomisë së një vendi.

Nuk dëgjuam as edhë një fjalë të vetme për ndërmarrjet publike që kërkojnë të vihen në rrugën e qëndrueshmë të operimit dhe funksionimit. Çfarë do bëni me këto ndërmarrje dhe si do ti trajtoni ato?

Në këtë ekspoze jo vetëm që do duhej të dëgjonim këto fjalë, por do të duhej të dëgjonim orientime dhe objektiva të qarta për mbrojtjen e resursve natyrore, orientime dhe objektiva për përmirësimin e cilësisë së ajrit, orientime dhe objektiva për menaxhimin e mbeturinave, orientime dhe objektiva për mbrojtjen dhe menaxhimin e resursve natyrore, orientime dhe objektiva për infrastrukurën mjedisore, orientime dhe objektiva për burimet e ripërtritshme të energjisë dhe ekonominë e gjelbër, orientime dhe objektiva për planifikim hapësinorë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, z.Kurti ka injoruar tërësisht sektorin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë duke i lënë këtë dikaster nën hijen e Infrastrukturës dhe duke i bërë pjesë të kësaj Ministrie, që është një koncept plotësisht i gabuar dhe në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së mjedisit.

Në ekspozeun e zotit Kurti, kishte shumë fjalë për kategori të ndryshme të shoqërisë dhe mbështetjen sociale të tyre, por quditërisht nuk u gjet as edhe një fjalë për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e kategorive të dala nga lufta. Nuk dëgjuam e as edhe një fjalë për mbështetjen sociale për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës.

Kjo tregon qartë se kjo qeveri nuk ka as ide, as plan konkret dhe as vizion për zgjidhjen e shumë problemeve që ka vendi përfshirë edhe këto çështjet që u përmendën më lartë.

 

Dr.sc. Ferat Shala,

Prishtinë, 22 Mars 2021

 


Deklaratat skandaloze të Ministres së Punëve të Jashtme dhe pasojat diplomatike e juridike për Kosovën!

Që nga koha e emërimit në postin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një varg deklaratash skandaloze që bien ndesh me qëndrimet e shtetit ...

Lexo më shumë...

Takim me Odën e Afarizmit dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Diskutohet për përmirësimin e legjislacionit në sektorin ekonomik....

Lexo më shumë...

Ferat Shala pret përfaqësuesit e KDI

Të dy palët shprehin gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe gjatë kësaj legjislature....

Lexo më shumë...