Lexo

Diskutohet bashkëpunimi në kuadër të agjendës Evropiane ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë

Dy delegacionet nënvizuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy Qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe më tutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave.

Prishtinë, 29 Korrik2016, - Sot në Prishtinë, Zëvendës Ministri i MMPH-së z. Ferat Shala, Zëvendës Ministri i MIE-së z. Ramadan Ilazi, Zëvendës Ministri i MAPL-së z. Bajram Gecaj, pritën delegacionin e lartë nga Qeveria e Republikes së Maqedonisë, të udhëhequr nga z. Arber Ademi, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për Integrim Evropian, znj. Shiret Elezi, Ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe z. Bashkim Ahmeti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë takimit delegacionet diskutuan ecurinë e agjendës Evropiane të dy vendeve respektive, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe implementimit të fondeve të BE-së. Në veçanti, delegacionet disktutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC).


A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?

Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit H...

Lexo më shumë...

Deputeti Shala: Dr. Hafir Shala, njëri prej figurave më të veçanta historike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se doktor Hafir Shala, mbetet njeri prej figurave me të veçanta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shala në...

Lexo më shumë...